Maqedoni

Pista patinazhi në rrugët e Strugës

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 14, 2025, 04:01

Rrugët e Strugës janë kthyer në pista patinazhi. Qytetarët mezi lëvizin, sepse një pjesë e mirë e tyre, veçanërisht rrugët anësore, si dhe trotuaret, nuk janë pastruar fare dhe janë mbuluar me akull. Ky është shembulli i rrugës që të çon në tregun e qytetit, i cili është mjaft i frekuentuar.

“Ky është një turp për Komunën e Strugës. Të rriturit që nuk kanë të rinj në shtëpi duhet të dalin, të bëjnë pazar, Shikoni rrugën së pari, ku është Komuna, ku janë financat. Kush e këtë pastrim së pari. Nëna ime theu këmbën tre vjet më parë,dhe tani ka frikë të dalë. Çdo gjë është ngrirë, nuk është pastruar, nuk është hedhur as kripë, as rërë, ndërsa marrin para. Mos vallë është vjedhur. Shiko çfarë është , ky është një turp. Duhet t’i alarmojmë të gjithë që ta zgjidhin këtë”, tha një banor.

“Është e vështirë, nuk pastrohet siç duhet. Por çfarë të bëjmë. Thuajse gjithmonë kjo përsëritet. Një rrugë pastrohet, kryesorja, të tjerat janë katastrofë”, shtoi një qytetar.

“Është e rrëshqitshme dhe e pakalueshme. Duhet të jemi të kujdesshëm. Lëvizja është e vështirë. Duhet të jemi të kujdesshëm, në mënyrë që të mos kemi fraktura. Zoti e dha, Zoti do ta marrë. Mendoj se Merko e ka theksuar këtë shumë herë”, tha një qytetar.

“Si ecni në rrugë? Të të them, është e vështirë. Është vetëm akull. Asgjë nuk është e pastër. Çfarë do ta porositni kryetarin e Komunës?Do ta porosis të pastrojë pak rrugët, meqë nuk është pastër. Shiko, në çfarë ngjan kjo”, theksoi një tjetër.

Disa nga qytetarët detyrohen ta pastrojnë vetë borën.

“A je i detyruar ta pastrosh vetë akullin? Që të mos biem, që të mos thyejmë këmbët, komuna në atë anë e pastroi, kjo anë jo, ajo u pastrua dje në atë anë. A ka njerëz që bien? Ka shumë prej tyre. Ka shumë borë në qytet”, shtoi një qyetetar.

Komuna e Strugës dje njoftoi se kompanitë me të cilat kishte lidhur marrëveshje, Komuna e Strugës, kishin qenë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe trafiku zhvillohet pa pengesa. U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm kur përdorin automjetet e tyre.
Heqja e dëborës, hedhja e kripës dhe rërës në terren do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ne vazhdojmë të punojmë për të mirën e qytetarëve”, thonë nga Komuna e Strugës.

Të pastruara janë vetëm dy shëtitoret, bregu pranë Drinit të Zi dhe rrugët kryesore. Situata në Ohër është e ngjashme. Spitali Special Ortopedik, Sh. Erazmo, shprehet se vetëm dje u pranuan pesë pacientë, të cilët pësuan lëndime nga rrëshqitja në akull./Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike