Trendy

Ilire Dauti dorëzoi dorëheqjen nga funksioni i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini

Para 1 vit

Deputetja Ilire Dauti ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen e saj nga funksioni i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, përcjell TV21.

Ky veprim i saj vjen pasi të premten ndaj saj u votua interpelancë në Kuvend.

Edhe pse kishte kohë 15 minuta që ta shtjellojë arsyen e dorëheqjes, kreu i Kuvendit Afrim Hashi nuk e lejoi këtë, pas çka kishte debat mes deputetëve.

Trending