Maqedoni

Gostivar/ Mbyllja e kanalit për vaditje në dy anët e Pollogut, revolton bujqit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 16, 2025, 01:01

Mbyllja e kanalit për vaditje në të dyja anët e Pollogut, ka nxitur revoltën e bujqve në qytetin e Gostivarit. Ata kërkojnë rikthimin e dy kanaleve për vaditje, sepse siç thonë, tokat do të mbeten të pa punuara. Bujqit protestuan përpara Drejtorisë së Ujërave në Gostivar, nga paralajmëruan vazhdimin e protestave, nëse institucionet përgjegjëse nuk ndërmarrin masa.

“Sot në bujqit e 14 fshatrave nga Gostivari deri në Zherovjan në një gjatësi prej 15 kilometrave, u mblodhëm këtu për të shprehur revoltën tonë për mbylljen e tre të katërtave të kanalit për vaditje të tokave bujqësore, për rreth 3600 hektarë të këtyre fshatrave. Kërkojmë urgjentisht organet të marrin masa dhe ta zbardhin rastin duke e kthyer kanalin në situatën e mëparshme që të mos vijmë në situatë ne bujqit që paguajmë tatime dhe rroga për të punësuar dhe mezi nxjerrim fundin e muajit, që shteti jonë të na shkurtoj të drejtën e jetesës dhe ekzistencës për ne dhe familjet tona”, tha një bujk.

“Toka edhe ashtu nuk punohet si duhet por tash do mbetet e shkretë se uji është kryesor për këtë gjë. Vitin e kaluar nuk morën as një misër nga fusha. S’ka logjikë e gjithë kjo pjesë e shtetit të mbetet pa ushqim. Qind për qind e dëmton tokën kjo, Sharri ka nga një prockë për vaditje, por fshati jonë s’ka pikë uji, Çegrani aspak. Ky është i vetmi kanal që ujit Pollogun e epërm s’ka tjetër”, u shpreh një tjetër bujk.

“Në presim zgjidhje për këtë. Unë personalisht e paraqita rastin në polici, vizituam komunën e Gostivarit dhe kërkuam projektin që të na jepet në shqyrtim, por nuk hasëm në mirëkuptim dhe bashkëpunim dhe u tërhoqëm. Dhe ne si drejtori rajonale vetëm se kemi informuar vazhdimisht drejtorinë që e kemi në Shkup dhe ata kanë ndërmarrë gjitha masat ligjore për të cilat kemi edhe dokumente, që janë drejtuar edhe në MPB, Ministri të bujqësisë, komunë dhe inspektoratin për ujërat e bujqësisë, por kthim informate kemi vetëm që inspektori ka dalë në terren dhe është ngritur lënda, dhe nëse nuk kthehet si ishte procedura do vazhdoj më tutje”, deklaroi Juliana Nikoliq, Drejtoresha e Drejtorisë së Ujërave.

Kërkuam sqarim edhe nga Komuna e Gostivarit, nga ku me shkrim janë përgjigjur se mbulimi i kanalit është bërë për shkak se ka paraqitur rrezik për banorët, u përgjigjën nga Komuna e Gostivarit.

“Ai përbënte një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e banorëve, sidomos për shkak se në të derdheshin ujërat e zeza. Lidhur me këtë problem shumëvjeçar, komuna vazhdimisht ka paraqitur kërkesa për tejkalimin e tij, por për shkak të reagimit të parakohshëm nga ana e autoriteteve, ne si pushtet vendor jemi munduar të plotësojmë nevojat e qytetarëve tanë dhe së paku ta lehtësojmë këtë problem. Me investimin e fundit, Komuna e Gostivarit ndau ujërat e zeza nga ato të dedikuara për ujitje, duke përmirësuar gjendjen në të mirë të qytetarëve dhe fermerëve. Ju sigurojmë se rrjedha e ujit nëpër kanal nuk është ndërprerë”.

Kanali, rrezik për shëndetin e banorëve
Ndamë ujërat e zeza nga ujëra për ujitje
Rrjedha e ujit nuk është ndërprerë
I gjithë problemi ka filluar në shtator kur edhe është paraqitur dëmi, dhe që atëherë rasti është proceduar të organet kompetente. Bujqit kanë paralajmëruar se në rast të mos zgjidhjes së problemit, protesta do të vazhdoj para organeve tjera. /alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive

Më shumë nga kategoria

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_1316
Kërkohet rritja e pagës minimale në 31.500 denarë
IMG_1313
VLEN: Ilire Dautit bashkë me Frontin Evropian iu doli ndryshku
IMG_1308
Çmime të reja të derivateve në naftës ne Maqedoni: Dizeli rritet ndjeshëm, benzina nuk ndryshon
IMG_1307
Hapet ambulanta në Kodrën e Diellit
IMG_1281
Mexhiti për dorëheqjen e Ilire Dautit: Dramë artificiale për të krijuar heronj brenda natës!
IMG_1279
Një fëmijë 9-vjeçar ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup