Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka ngritur procedurë kundër dy personave të moshës 22 dhe 30 vjeç, të dyshuar se së bashku kanë kryer veprën penale – Vjedhje e rëndë, vepër penale e dënueshme sipas nenit 236 paragrafi 1 pika 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, njoftojnë nga atje.
Të dy, më 10 janar, në një parking në bulevardin “Ilindenska”, me një mjet të fortë thyen xhamin e pasmë të një automjeti të parkuar me targa bullgare.
“Ndërsa njëri hyri në automjet përmes hapjes së krijuar, tjetri ruante për të mos ardhur dikush. Nga automjeti BMW në pronësi të një kompanie bullgare, i drejtuar nga një shtetas bullgar, dy të dyshuarit vodhën një çantë me laptop, 12,000 euro dhe sende të tjera, pas së cilës u larguan me automjetin e tyre”, njofton Prokuroria.
Prokurori publik kompetent i dorëzoi Gjykatës Themelore Penale Shkup një propozim për të siguruar të dyshuarit gjatë procedurës me masa kujdesi – ndalim për të lënë vendbanimin/vendqëndrimin, heqje të përkohshme të pasaportës dhe detyrim për t’u paraqitur tek një zyrtar i caktuar në Gjykatë.