Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump tha sot se do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv nesër, ditën e tij të parë në detyrë, për të lejuar TikTok të vazhdojë përkohësisht operimin në SHBA, ndërsa sugjeron që qeveria amerikane mund të marrë pronësinë e pjesshme të rrjetit social.
I’m asking companies not to let TikTok stay dark! I will issue an executive order on Monday to extend the period of time before the law’s prohibitions take effect, so that we can make a deal to protect our national security. The order will also confirm that there will be no…
— Donald J. Trump Posts From His Truth Social (@TrumpDailyPosts) January 19, 2025
Trump tha në një postim në Truth Social, rrjetin e tij social, se ai “nuk do të lejojë që TikTok të mbetet në errësirë” pasi të marrë detyrën nesër. Për kujtesë, aplikacioni pezulloi aksesin për amerikanët mbrëmë në pritje të ligjit që ndalon TikTok, i cili u miratua vitin e kaluar. Pasi u la në fuqi nga Gjykata e Lartë javën e kaluar, ligji hyn në fuqi sot.
Çfarë thotë Trump?
“Të hënën, unë do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv që vonon ndalimin ligjor në mënyrë që të mund të bëjmë një marrëveshje për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare. Me urdhër, ne gjithashtu do të konfirmojmë se nuk do të ketë përgjegjësi për asnjë kompani që ndihmoi TikTok të mbyllej përpara urdhër”, shkroi Trump në njoftim.
Trump ka sugjeruar që SHBA-ja mund të marrë një “50% pozitë të pronësisë” në TikTok si pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët, duke sugjeruar se kjo mund të nënkuptojë të punosh me kompaninë mëmë ByteDance.
“Duke bërë këtë, ne po e shpëtojmë TikTok-un, po e mbajmë në duar të mira dhe po e lëmë të thotë fjalën e vet. Pa miratimin e SHBA-së, nuk ka Tik Tok. Me miratimin tonë, ai vlen qindra miliarda dollarë – ndoshta triliona (mijëra miliarda, op.a.),” shkroi Trump.
NGA INTERNETI