Pas lufte Muhamet Mujaj ishte student i Fakultetit Juridik në Prishtinë i cili ka qenë edhe fitues i dy bursave universitare, ka mbajtur pozitën e përfaqësuesit në Unionin e Pavarur të Studenteve dhe ka qenë kategorik kundër eksperimentimit me arsimin e lartë.
Nga viti 2006 ka qenë zyrtar policor ku pjesën me të madhe e ka kaluar në Krime Serioze. Puna ekipore, profesionalizmi, integriteti kanë dëshmuar se edhe ne mund të bëjmë shtet ligjor.
Muhameti tregon se nuk ka ndodhur as edhe një rast të vetëm në karrierën e tij që ka mund të interferoj dikush në punët që ka kryer. Aq shumë e ka ruajtur pronën publike sa edhe ligjet e shumë kopje tjera të natyrës private ka dal dhe i ka printuar në fotokopje private.
Edhe në punën e avokatit i njëjti ka qenë prej atyre që me ngulm ka mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut.
I njëjti kandidon me koalicionin PËR KOSOVËN FITUESE #137 me numër #31 dhe do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve që duan zhvillim, rend e ligj.