Policia e Sektorit të Punëve të Brendshme në Kumanovë ka arrestuar gjatë natës së 5 korrikut një grua 36-vjeçare nga Shkupi, e dyshuar për një sulm fizik në një objekt hotelierik në fshatin Zebërnjak, në rajonin e Kumanovës.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, arrestimi është kryer rreth orës 00:30, pasi I.T. (36) nga Shkupi dyshohet se ka sulmuar fizikisht V.T. (46) nga Kumanova.
“Më 05.07.2026, në ora 00:30, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria I.T. (36) nga Shkupi, pasi në një objekt hotelierik në fshatin Zebërnjak, rajoni i Kumanovës, e kishte sulmuar fizikisht V.T. (46) nga Kumanova”, thuhet në njoftimin e SPB Kumanovë.
E dyshuara është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzimi përkatës.










