Njihuni me shqiptarin e suksesshëm Musa Selimin, i cili eshtë president i Federates së Sporteve Universitare të Kosovës, trajner i futbollit në UEFA
Musa ka qen 8 vite e gjashtë muaj dekan i fakultetit të edukimit fizik dhe të sportit, aktualisht është edhe antarë i bordit të Kokut!
Ka qenë trajner i mbi 10 klubeve të futbollit, ku me secilin klub ka shënuar suksese të mëdha.
Musa ka qenë pjesëmarrës edhe ne Ligën e Kampionëve me ekipin e vajzave kampione të Kosovës në fazën e grupeve si trajner!
Musa Selimi gjithashtu është fitues i kupës dhe superkupës së Kosovës me Gjilanin.
Ka qenë drejtor ekzekutiv i kupës botërore në hendboll për Universitete më vitin 2022, ku morën pjesë 14 shtete e cila ishte ndër ngjarjet më të mëdha në historinë e Kosovës.