Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh kundër porosive anti BE dhe anti NATO të Millorad Dodik.
Të paktën thotë se nuk ishte ngjarja ku mund të dërgoheshin porosi të tilla.
Hristijan Mickoski, kryeministër “Në pjesën e fjalimit që ka të bëjë me porositë anti BE dhe anti NATO, i hedh poshtë kategorikisht dhe absolutisht nuk pajtohem dhe vërtetë nuk kam pritur që do ta keqpërdor atë ngjarje për të dhënë porosi anti NATO dhe anti BE, sepse ajo ishte akademi solemne dhe jo vend që dërgohen kësi lloj të porosive politike”, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski.