Një i moshuar thotë se është mashtruar për 170.000 denarë, pasi një person i kishte thënë se do të investonte në kriptovaluta, ndërsa me të dhënat që kishte siguruar nga telefoni i tij, i njëjti kishte aplikuar për kredi, përcjell TV21.
“Me datë 27.01.2025 në ora 10:40 në Departamentin e Policisë Prilep, një 61 vjeçar nga Prilepi ka raportuar se një person e ka mashtruar duke i marrë një shumë prej 175.000 denarëve. Sipas raportimit, në periudhën nga mesi i gushtit 2024 deri më 24 shtator 2024, ai ka kontaktuar me personin që e ka hutuar, gjoja për të investuar në kriptovaluta, ku është detyruar të instalojë një aplikacion në telefonin e tij celular, që mendonte se përdorej për të blerë kriptovaluta. Siç raportohet, personi përmes aplikacionit ka marrë qasje në celularin e tij dhe ka aplikuar për një kredi nga një kompani financiare, e cila është lëshuar në llogarinë e tij të transaksionit, nga ku personi ka tërhequr paratë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.