Lajme

Në Serbi janë ngritur fëmijët e atyre që rrëzuan Millosheviçin

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 31, 2025, 01:01

Nga Snezana Chongradin/ Danas*

Fëmijët e lindur para dhe pas 5 tetorit 2000, kulmit më të ndritur të historisë së re serbe, kur prindërit e tyre arritën, më në fund, të rrëzonin regjimin kriminalo-luftarak të Slobodan Millosheviçit dhe Vojisllav Sheshelit – pjesë e të cilit ishin Aleksandar Vuçiç, Ivica Daçiç dhe Aleksandar Vulin – sot ndodhen në një situatë të pabesueshme dhe krejtësisht të papritur.

Ata po rrëzojnë të njëjtin regjim.

Këtë regjim të bazuar mbi urrejtjen e ngritur në baza fetare, kombëtare, apo të çdo lloj formë tjetër të ndryshueshmërie varësisht nga përkufizimet mbizotëruese këtu tek ne.

Këtë regjim që kërcënon me luftë, armatoset, shpenzon paratë e popullit për të blerë avionë luftarakë, pajisje të vjetra ushtarake ruse…

Këtë rregjim të provuar si gjakatar dhe thellësisht të korruptuar përgjatë tri dekadash.

Udhheqësia e sotme serbe e mësuar sipas të njëjtës skemë të huazuar nga vitet ‘90, kur qytetarët e saj i dërgonte në front për të vdekur ose për të marrë pjesë në krime lufte, për hir të mbijetesës dhe pasurimit të një grushti kriminelësh në pushtet, ka bërë një “copy-paste” të thjeshtë edhe 30 vjet më vonë, duke besuar në mënyrë idiote dhe të çmendur se e njëjta formulë do të funksiononte edhe tek qytetarët e rinj në Serbi.

Por ndërsa Aleksandar Vuçiçi vazhdonte vetë të vidhte pa pushim duke i kënduar popullit të njëjtin refren se, “ustashët” kroatë, “shiptarët” dhe “balilët” boshnjakë, po përpiqen të zhdukin Serbinë, i gjithë kombi doli në rrugë i udhëhequr nga rinia – prej atyre që lindën diku afër para dhe pas 5 tetorit. Atij nuk po i funksiononte më as forca, as arroganca dhe as frikësimi.

Ky moment historik ka një simbolikë të vetën që të bën ti admirosh ata të rinj që sot po bëjnë revolucionin edhe në emrin tonë.

Në të njëjtën mënyrë, brezi ynë humbi muaj të tërë në fakultete, në punëra, në jetën e përditshme, duke rrezikuar madje edhe ekzistencën për të dalë në rrugë dhe për të luftuar kundër regjimit kriminal të Slobodan Millosheviçit dhe Vojisllav Sheshelit, në vitet ‘90.

Por pavarësisht nga kjo, ne nuk qemë në gjendje tu linim si trashëgim fëmijëve asgjë më të mirë se Aleksandar Vuçiçin dhe Ivica Daçiçin – pasardhësit e dy kriminelëve tanë – të cilët tani ata duhet t’i rrëzojnë për të siguruar të ardhmen në këtë vend. Për të qëndruar këtu, për të mos ikur prej nesh.

Ata duhet ta bëjnë këtë që të udhëtojnë për kënaqësi dhe për të mësuar, jo për të mbijetuar dhe as me ankthin se mund të mos kthehen kurrë më.

A ka gjë më të bukur sesa të jetosh në vendin tënd? Të udhëtosh sepse do dhe të pëlqen, jo sepse nuk ke çfarë të hash dhe si të mbijetosh? Çfarë mund të jetë më qetësuese sesa të dish që familja jote është mirë – nëna, babai, gjyshërit, miqtë – dhe të mos ndihesh në faj që ia dole të shpëtosh nga një jetë e dënuar me dështim, vetëm sepse ke lindur në Serbi?

Në tre muajt e fundit, është bërë mëse e qartë sesa budalla, i paaftë, i korruptuar dhe i pandjeshëm është ky regjim. Por a nuk ishte kjo e pritshme nga pasardhësit dhe frymëzuesit e krimeve të luftës dhe të vjedhjësve të pamëshirshëm të popullit të vet që u ngrit mbi varfërinë dhe vdekjen gjatë luftërave?

E papritura ishte se, pavarësisht gjithçkaje, ne si qytetarë të këtij vendi ia dolëm t’u hapim hapësirë fëmijëve tanë që të mos e pranojnë më një fat të tillë.

A e pyet veten Vuçiçi se përse ka shpërthyer zemërimi i të rinjve teksa dëgjonin propagandën se Serbia është fuqia më e madhe ushtarake në rajon dhe se mund të zhdukë përsëri, si në vitet ‘90, çdo gjë që nuk është “serbe”?

Këta të rinj nuk kanë frikë nga kroatët, shqiptarët apo boshnjakët. Ata i shohin thjesht si anëtarë të kombeve të tjera, që jetojnë në vende të tjera, dhe nuk ndiejnë asnjë superioritet ndaj tyre, ndryshe nga shumica e qytetarëve serbë gjatë viteve ‘90, kur u shpëlahej truri me propagandën brutale të mediave për të kryer gjithçka në shërbim të një regjimi kriminal.

Vuçiçi ka mbetur prapa në kohë.

Duke marrë parasysh se “koha” i tij filloi atëhere kur u bë vegël e kriminelit të luftës Vojisllav Sheshel, është e kuptueshme përse studentët, që sot e sfidojnë për ta rrëzuar nga pushteti, e shohin atë si një fosil të së shkuarës.

Në fund të fundit, çdo nacionalist që mendon, ose e ka si axhendë politike, superioritetin e kombit të tij ndaj të tjerëve, është një idiot i plotë. Dhe si i tillë do të rrëzohet.

*Aurorja është një editorialiste 45 vjeçare e gazetës opozitare serbe Danas

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_3210
Mexhiti: Rrini të qetë, Ligji për Gjuhët nuk do të preket
IMG_3209
Protestat masive kundër qeverisë serbe/ Studentët zyrtarisht kandidatë për Çmimin Nobel për Paqen
IMG_3208
Valdet Xhaferi kalon në krye të Qendrës Analitike “Abdilaqim Ademi”
IMG_3207
BDI: Afrim Gashi shkel me dy këmbë gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në Kuvend
IMG_3196
Shkup, nga 1 shkurti do të rritet çmimi i ngrohjes qendrore për 5 përqind
IMG_3195
Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza