Teknologji

Bitcoin zbret nën 100 mijë dollarë

February 3, 2025, 11:02

Bitcoin ka rënë nën 100,000 dollarë për herë të parë në gjashtë ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të vendosur tarifa importi për mallrat nga Kina, Kanadaja dhe Meksika.

Tarifat e vendosura tashmë kanë shkaktuar “hakmarrje” nga të tre vendet, dhe industria e kriptove është e ndarë se si kjo do të ndikojë në tregun më të gjerë, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas një deklarate të 1 shkurtit nga Shtëpia e Bardhë, “Trump po zbaton një tarifë shtesë prej 25% për importet nga Kanadaja dhe Meksika dhe një tarifë shtesë prej 10% për importet nga Kina. Burimet energjetike nga Kanadaja do të kenë një tarifë më të ulët prej 10%”.

Në deklaratë thuhej se “Trump po ndërmerr veprime të guximshme për të mbajtur Meksikën, Kanadanë dhe Kinën përgjegjëse ndaj premtimeve të tyre për ndalimin e imigracionit të paligjshëm dhe ndalimin e fentanilit helmues dhe drogave të tjera që të rrjedhin në vendin tonë”.

Sipas paralajmërimeve, tarifat mund të rrisin inflacionin, duke çuar potencialisht në norma më të larta interesi, gjë që zakonisht bën që investitorët të largohen nga asetet më të rrezikshme si kripto, dhe drejt aseteve më tradicionale si obligacionet dhe depozitat me afat.

Kujtojmë se menjëherë pas njoftimit të Trump, kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi në një konferencë për shtyp se ai do të vendosë një tarifë 25% për mallrat amerikane me vlerë 106.5 miliardë dollarë.

E Ministria e Tregtisë e Kinës thuhet se tha se do të paraqesë një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) dhe “do të marrë kundërmasat përkatëse”.

Ndërsa presidentja meksikane Claudia Sheinbaum tha në një postim të gjatë X se ajo ka udhëzuar Sekretarin e Ekonomisë të “zbatojë planin B”, i cili përfshin “masa tarifore dhe jotarifore në mbrojtje të interesave të Meksikës”

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza