Kulturë

Programi nacional i KULTURËS 2025, projektet shqiptare nuk arrijnë as 15%

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 5, 2025, 08:02

Rezultatet e konkurseve për realizimin e projekteve me interes nacional në kulturë për 2025, të publikuara të hënën nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, për ministrin Zoran Ljuktov konfirmojnë “përkushtimin ndaj kulturës dhe theksojnë vizionin tonë për të ardhmen e kulturës dhe identitetit maqedonas”. Sipas tij, kultura më në fund do të zërë vendin e merituar në shoqërinë tonë dhe do të përfaqësojë platformë për kreativitet, inovacion dhe dinamizëm. Po kultura shqiptare?

“BOTIMET” MEZI E KAPIN 15 PËRQINDËSHIN

Megjithatë, rezultatet kanë qenë zhgënjyese sidomos në sektorin ku çdo vit konkurrohet me pjesën më të madhe të projekteve në total, por edhe për kulturën shqiptare – Veprimtarinë e botimit. Nuk kanë mbetur mbrapa as Veprimtaritë tjera. Këtë vit, buxheti në “Veprimtarinë e Botimit” është 25 për qind më i lartë. Por kush ka përfituar më shumë? Vetëm 61 projekte shqiptare në një vlerë prej 6.392.000 denarë, që nuk arrijnë as 15 për qind të vlerës së përgjithshme që janë ndarë për botimet këtë vit. Nuk arrihet përqindja e duhur edhe në numrin e projekteve të miratuara në total (61 shqiptare nga 400 projekte gjithsej). Kjo mbështetje financiare është qesharake, sidomos nëse do të krahasohet me buxhetin që i është ndarë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”- institucioneve në varësi të tij, gjithsej 4.235.800 denarë, shkruan gazeta KOHA.

Sa i takon “Veprimtarisë së Botimit”, ministri Ljutkov thotë se në sferën më të gjerë sa i përket numrit të aplikimeve, letërsisë dhe botimeve, janë të përfaqësuara zhanre më të reja, janë mbështetur vepra origjinale të shkrimtarëve dhe akademikëve më të mirë maqedonas, monografi dhe botime akademike profesionale, si dhe përkthime të literaturës nga gjuhët e huaja, botime elektronike, e-libra dhe botime dixhitale, letërsi për fëmijë dhe botime nga autorë të shquar dhe vepra të debutuesve. Duke qenë se viti 2025 është viti në të cilin shteti shënon “80 vjet nga kodifikimi i gjuhës moderne maqedonase”. Ministri informoi se për këtë është formuar një bord, i cili do të përgatisë një program adekuat vjetor. Rezultatet kanë sjellë reagime në rrjetet sociale.

“S’është gjë që Ministria e Kulturës nuk ma paska përkrahur librin me tekste skenike, me rëndësi është që ata autorë të tjerë që i ka përkrahur të kenë pasur vepra më me shumë vlera letrare dhe totali i veprimtarisë botuese në gjuhën shqipe të jetë përkrahur proporcionalisht. Një llogari e bërë shpejt, me ndonjë plus-minus të vogël si gabim në përllogaritje, del se për veprimtarinë botuese në gjuhën maqedonase janë ndarë rreth 40 milionë denarë, ndërkaq për atë në gjuhën shqipe, diç më shumë se 6 milionë, ose rreth 12-13 për qind. Shpresoj që ta kem gabim, prandaj me padurim pres sa më parë të na japin sqarim zyrtar bindës si qëndron e vërteta”, thotë publicisti Daut Dauti.

Sa i takon projekteve shqiptare, me disa përjashtime dhe tituj serioze, një pjesë e madhe janë punime shkencore, mes tyre punime për mbrojtjen e magjistraturave, apo doktoraturave, praktikë kjo që vazhdon prej disa vitesh, përmbledhje, përkthime… e të tjera, raporton KOHA.

“MUZIKË”, VETËM 4 PROJEKTE MAQEDONASE KUSHTOJNË SA 24 SHQIPE

Në “Muzikë dhe Veprimtari Muzikore” janë miratuar gjithsej 153 projekte. Në ndërkohë, 24 projektet me autorë apo shoqatë shqiptare kanë marrë jo më shumë se katër apo pesë projekte maqedonase. Vetëm shoqata maqedonase e artistëve muzikor “SMUM” renditet e para në listë me shumën më të madhe të përfituar – 664.000 denarë, ndërsa pason “Dirant Tavitijan”, “Orkestra Ajga” dhe “Produksioni Plan” me nga 600.000, “Biserët e Ohrit” me 500.000…

Sihana Badivuku Hoxha, violinistja e mirënjohur shqiptare renditet e para me 200.000 denarë, shoqata “Etnikum” nga Kumanova me 178.000, Anita Aziri, Fatlum Alija dhe Ali Ramadani me nga 178.500, Jeta Starova Mehmeti me 120.000 denarë dhe të tjerët me më pak se 100.000 denarë. Violinisti Blerim Grubi, ka reaguar. “I padëshiruar për ministrin e Kulturës të RMV në ndarjen e subvencioneve për projektet vjetore të kulturës. E pritur kjo goditje! Cilit shtet i përket kjo logo ?”, thotë Grubi.

“VEPRIMTARIA DRAMATIKE”, 8 PROJEKTE SHQIPTARE NGA 44 GJITHSEJ

Në “Veprimtarinë Dramatike” janë mbështetur 44 projekte gjithsej, ndërkohë që shoqatat shqiptare kanë zënë vend me 8 projekte. Shndërruar në mjete financiare, tetë projektet shqiptare kanë marrë 1.911.000 denarë, ose më pak se vetëm katër shoqata maqedonase siç është “Teatri Intim” nga Manastiri që ka fituar 520.000 denarë, Teatri “Vonderlend” nga Shkupi me 510.000 denarë, “Produksioni OHO” me 402.000 denarë, apo edhe Teatri “Dreri i Artë” me 348.000 denarë. Konkretisht, shqiptarët siç është shoqata “Feniks” nga Teraca ka fituar projekt në vlerë prej 159.000 denarë, “Artact Us”, Kërçovë 159.000 denarë, “Galija” nga Kumanovë 231.000 denarë, “Kllapa e re” – Shkup 240.000 denarë, “Euneum” nga Tetova 255.000 denarë, Teatri “Tempulli” 330.000 denarë, “Films N Roses” 348.000 denarë, si dhe shoqata “22 Nëntori” nga Manastiri 189.000 denarë.

“BIBLIOTEKA”, DY SHQIPTARË NGA 40 PROJEKTE

Në “Veprimtari bibliotekiste” rezultatet tregojnë ose mosinteresim të konkurruesve shqiptarë, ose mungesë të kulturës së kësaj veprimtarie. Nga 40 projekte të miratuara, vetëm dy mbajnë emrin shqip të aplikuesve, edhe atë si persona fizik. Semir Aliji i punësuar në Qendrën për Kulturë në Gostivar dhe Teuta Osmani, këshilltare në Bibliotekën e Gostivarit janë dy përfituesit e vetëm shqiptarë në këtë veprimtari me interes nacional. Që të dy kanë marrë nga 99.000 denarë, i pari për realizimin e punëtorisë edukative “Librat janë miqtë tanë më të mirë” dhe Teuta për realizimin e takimit në Mavrovë në kuadër të projektit “Trendet më të reja në punën e bibliotekave me përmbajtje dhe zhvillim të rrjetit hortikulturor”.

NJË SHQIPTAR PËRFITUES NË VEPRIMTARINË “TRASHËGIMIA KULTURORE E PALUAJTSHME”

Në veprimtarinë “Trashëgimia kulturore e paluajtshme dhe mbrojtja e pasurive audiovizive”, janë miratuar 26 projekte, ndërkohë që vetëm një ka emrin shqip. Bëhet fjalë për Sevdail Demirin nga Kumanova, i cili me 249.000 denarë duhet ta realizojë projektin “Trashëgimia kulturore si potencial turistik në Komunën e Likovës”.

“VEPRIMTARIA MUZEALE” ME 82 PROJEKTE, 11 SHQIPTARË

Edhe në “Veprimtarinë muzeale dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale” shqiptarët duken se nuk kanë shprehur interes. 82 projekte kanë përfituar gjithsej, ndërkohë që shqiptare janë vetëm 11. Muzeu i Qytetit të Shkupit, Muzeu i Demir Kapisë, Kavadarit, Shën Nikollës, si dhe muzeu lokal “Terakota” janë përfituesit më të mëdhenj të projekteve në këtë veprimtari me interes nacional. Te shqiptarët, shoqata “Eko Vita Art” nga Saraji ka fituar 210.000 denarë me projektin “Manifestimi Dita e Verës”, pason “Alb Kult” me 200.000 denarë për projektin “Manifestimi i III i trashëgimisë kulturore në muzeun etnografik në Cërnilishte të Dollnenit”, ndërsa e treta renditet shoqata për kulturë “Akces” me 180.000 denarë për projektin “80-vjetori i gazetës Flaka e Vëllazërimit”. Tetë projektet tjera shqiptare janë persona fizik.

Ndryshe, nga gjithsej 2888 aplikime, Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka mbështetur më pak se gjysma ose 1365 projekte gjithsej. Buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për vitin 2025, i ndarë për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë, arrin në 814 milionë denarë, ose 74 milionë denarë më i madh se buxheti i vitit të kaluar. (koha.mk)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_3773
Arrestohet një ish funksionar i Qeverisë së Maqedonisë nën dyshime për tenderë
Kufiri Jazhincë
Ndalohet nga policia në kufirin e Jazhincës 40-vjeçarja nga Afrika e Jugut
IMG_3772
“Keqpërdorime gjatë importit të automjeteve në Maqedoni”, Drejtoria e Doganave me kallëzime penale ndaj 9 personave
IMG_3770
Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID-it në mbarë botën
IMG_3769
Arabia Saudite e demanton shpejt Trumpin: S’ka lidhje me Izraelin pa shtet palestinez
IMG_3767
Aksion i Policisë Financiare dhe MPB-së, nën llupë prokurimet e Qeverisë