Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar të mërkurën se Turqia kundërshton propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump, që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Rripit të Gazës dhe të zhvendosin palestinezët në vende të tjera.
“Kjo është një çështje e papranueshme”, ka thënë ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, për agjencinë zyrtare të lajmeve Anadolu.
Ai ka shtuar se zhvendosja e palestinezëve nga Gaza është diçka që “as ne dhe as rajoni nuk mund ta pranojmë”.
“Është e gabuar edhe ta sjellësh këtë për diskutim”, ka deklaruar ai.