Maqedoni

VLEN: Të arriturat e shqiptarëve janë meritë e të gjithëve, pretendimi për përvetësim është dështim

February 9, 2025, 12:02

Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media kanë reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të integristëve Ali Ahmeti, ku ky i fundit dje nga Manastiri tha se “Maqedoninë gjetëm pa asgjë, dhe u la me kryeministër shqiptarë”. Nga VLEN theksojnë këtë e quajtën përpjekje të ulët për përvetësimin e të gjitha arritjet e shqiptarëve, pasi që siç thonë nga koalicioni, janë meritë e të gjithëve.

Kumtesa e plotë e koalicionit VLEN.

“Deklarata e liderit të nongratave, Ali Ahmetit, sipas së cilës Maqedonia u gjet “pa asgjë” dhe u la me një kryeministër shqiptar, është një përpjekje e ulët për të përvetësuar të gjitha arritjet e shqiptarëve dhe për të mohuar kontributin e figurave kyçe që ndërtuan rrugën e emancipimit politik dhe kombëtar. Një pretendim i tillë është jo vetëm shpërfillje e historisë, por edhe fyerje për të gjithë ata që sakrifikuan për të drejtat e shqiptarëve shumë kohë para vitit 2001.

T’ia tregojë ndokush Alisë që Maqedoninë e gjetën me plot shqiptarë, por e lanë me gjysmën e tyre në diasporë. Më keq akoma, diasporës ia mveshën etiketën e qytetarëve jorezidentë. Maqedoninë e gjeti me shqiptarë të lirë dhe e la me shumë shqiptarë në burgje si pasojë e rasteve të montuara nga pazaret e tij me Gruevskin. E kryeministri teknik, ai që Ahmeti e shet si “trashëgimi”, do të mbahet mend vetëm për qortimin e shqiptarëve në Tetovë me skena të çorroditura që i ngjanin një shpellari me kollare.

Prandaj, para se të flasim për figurat është mirë të kujtojmë veprat e tyre. Për çfarë duhet ta mbajnë në mend shqiptarët kryeministrin teknik? Çfarë u ndihmoi shqiptarëve kjo pozitë? Asgjë më shumë, pos që i poshtëroi. Pra, pa pozita, të diskriminuar dhe të lënë pas dore, e njëjta situatë edhe me pozitat me të larta.

BDI përpos që ka shëruar egot e sëmura të anëtarëve të saj, dhe ka mbushur xhepat zyrtarëve të saj, asgjë tjetër as më shumë as pak nuk ka bërë. Pra, njerëz të etur për pushtet dhe të varfër në palcë që me çdo kusht synim kishin pasurimin e tyre në kurriz të popullit të pafajshëm që për dy dekada në i kishin hipur mbi kokë kjo kastër idiotike politike e quajtur parti.

I kujtojmë, Ali Ahmetit, që Maqedoninë nuk e la me më shumë, por me shumë më pak. Shqiptarët në burgje, gjuhën me përqindje, ekonominë buzë greminës, arsimin pa cilësi, shëndetësinë për kurim, kulturën për karikaturë mjerimi, e mbi të gjitha, shumë shtëpi shqiptare të boshatisura nga politikat tua. Dhe në fund, ia kujtojmë një gjë: ai nuk e la Maqedoninë, argati tij po – Artani. Ai është akoma këtu, aty ku e ka vendin, në opozitë. Mos ia bëni qejfin vetes duke menduar se e latë pushtetin me dëshirë. Jo, ju dëboi populli! Edhe pak muaj ju kanë ngelur për t’iu shporrur me rrënjë edhe nga pushteti lokal.

VLEN përkujdeset për shqiptarët, VLEN shpresa për avancimin dhe ruajtjen e arritjeve kolektive të shqiptarëve/ VLEN vlerëson mundin, kontributin dhe sakrificën e secilit që ka dhënë deri më sot”.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah

Më shumë nga kategoria

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_8628
Mexhiti: Nuk ka kompromis me korrupsionin, hetimi mbi furnizimin me derivate të dëmshme do të shkoj deri në fund
arm-ushtar
Publikohen shpallje për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesionistë dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë
IMG_8621
Rreth 160 pacientë presin transplant të veshkës, pacienti më i ri që i nënshtrohet dializës është 13 vjeç
BDI-VLEN1
VLEN: BDI të vret natën, e të qan ditën!
Dodik
Prokuroria e Bosnjës lëshon urdhër për ndalimim e presidentit Millorad Dodik
fatmir Limani-Ali Ahmeti
Fatmir Limani konfirmon se i refuzohet viza amerikane: “Flijova gjithçka për të riatdhesuar Ali Ahmetin”