Kosove

Vetëvendosje: Do ta formojmë Qeverinë vetëm me deputetët e pakicave joserbe

February 13, 2025, 12:02

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se me rezultatet aktuale të numërimit të votave, votat e diasporës dhe ato me kusht, do të arrijnë ta formojnë qeverinë si parti e vetme bashkë me komunitetet jo serbe.

EVN Online

Agon Batusha nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për RTV21 se qëndrimi i kësaj partie është i palëkundur sa i përket mosbashkëpunimit me Listën Serbe.

“Ne po presim numërimin që po bëhet në Qendrat e numërimit dhe besojmë që me këto numërime dhe votat e mërgatës dhe votat e personave me aftësi të kufizuara besojmë do të marrim numrin e mjaftueshëm të votave dhe pastaj të deputetëve që ta bëjmë Qeverinë të vetëm si subjekt politik, natyrisht në marrëveshje edhe me deputetët e komuniteteve pakicë por duhet të ritheksojmë se nuk bëhet fjalë për listën serbe, ne nuk do të diskutojmë me Listën Serbe por behët fjale për deputetët e partive të tjera të komuniteteve joshumicë, tha Batusha për RTV21.

I pyetur se çka nëse nuk arrijnë ta formojnë qeverinë, Batusha tha se në këtë rast më mirë të kalojnë në opozitë sesa të formojnë ndonjë koalicion me partitë e tjera opozitare.

“Ato i kanë vendosur vijat e kuqe vet para se ne të flasim dhe natyrisht tani ka mbetur pak çka të komentohet por gjithsesi qëndrimi i VV-së ka qenë edhe para zgjedhjeve dhe vazhdon të jetë i tillë që me partitë opozitare aktuale dhe qëndrimet e tyre që kanë për proceset në Kosovë e sidomos për veriun, Vettingun e Byronë për konfiskimin e pasurisë nuk kanë lënë shumë kanë lenë shumë hapësirë për diskutim me ta për qeverisjen e ardhshme por gjithsesi ky është një skenar shumë pak i mundshëm pasi që numrat tregojnë se VV-ja do të bëjë qeverinë vet. Nëse s’mund ta bëjmë qeverinë atëherë gjasat me të mëdha janë të qëndrojmë në opozitë sesa të kemi një koalicion me një subjekt poltik i cili nuk çon rënd kur vjen puna tek Serbia”, tha Batusha për RTV21./21Media

Tetova1 në Youtube

IMG_1772
Trump për Erdoganin: E bëri atë që s’mund ta bënte askush për 200 vjet, e mori Sirinë! Është i mençur
IMG_1808
Ukrainasit rrëzojnë dronin më të shtrenjtë rus – kushton mbi 300 mijë dollarë
IMG_1777
Tentoi të korruptojë policët e Maqedonisë me 5 euro, shtetasi grek arrestohet në “Tabanoc”
IMG_1810
Skandal në burgun e Shtipit, policët ndihmuan të burgosurit të gjejnë drogën
IMG_1778
Loranca Hoxha e cila fitoi zemrat e shqiptarëve, u kthye nga Brukseli për t’i hyrë garës për deputete

Mos e humb

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A