Maqedoni

Java do jetë e ftohtë, deri në -13 gradë celsius

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 17, 2025, 02:02

Këtë javë vendin e pret mot kryesisht i ftohët, ku temperaturat e mëngjesit do të arrijnë deri në -13 gradë celsius, ndërsa ato ditoret nuk do të arrijnë më shumë se 8 gradë celsius, shkruan Alsat.

Reshje të borës pritet të ketë sot në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme, por me intensitet më të ulët, ndërsa më së shumti do të përfshihet pjesa veri perëndimore e vendit.

“Temperaturat minimale nesër do të jenë në intervalin prej -5 deri në 1 gradë celsius, ndërsa ditoret do të lëvizin nga -1 deri në 7 gradë. Të mërkurën, do të kemi ulje të vranësirave dhe nuk priten reshje të borës. Pra në periudhën e ardhshme, duke filluar nga e mërkura do të stabilizohet, megjithatë do jetë mot i ftohët, me temperatura të mëngjesit, pra gjatë gjysmës së javës do të kemi temperatura të ulëta çdo kund, do të jenë nën – 10, ndërsa temperaturat ditore do të jenë prej -1 deri në 8 gradë”, tha Lençe Lizova, sinoptike.

Gjatë ditës së sotshme kryeqyteti dhe disa vende tjera të vendit u përshinë nga reshjet e borës. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjikë, më shumë borë ka në Kodrën e Diellit 29 centimetra, në Mavrovë 7 centimetra, ndërsa në Kriva Pallankë 1 centimetër.

Komunikacioni në vend po zhvillohet në kushte dimërore. Në disa vende ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës dhe borës. Rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore. / Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë

Më shumë nga kategoria

IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë
IMG_5355
Shkëndija reagon ndaj referimit në duelin kundër Vardarit
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_5845
Mexhiti: Do të bëjmë brenda një viti aq punësime sa kanë bërë ata brenda dy mandateve ne Qeveri
IMG_5841
Çfarë rritje të pensioneve do të ketë nga 1 shtatori në Maqedoni?!
IMG_5839
Xhamia e Elbasanit fiton çmimin e parë ndërkombëtar për arkitekturën më të bukur fetare në botë
IMG_5838
Me ftesë të Ekrem Imamogllut, Kasami do të merr pjesë në forumin prestigjioz B-40 në Sofje!
IMG_5836
E kritikuan Limajn për VV’n, reagon kryetari i Malishevës: Je largpamës, si në luftë dhe liri!
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd