Trendy

Taipi: Këtë vit do të hyjë në përdorim qarkorja Trebosh-Neproshten

Para 1 vit

Nazim Taipi përmes një postimi në facebook dha lajmin se këtë vit do të hyjë në përdorim qarkorja Trebosh-Neproshten.

“Punë intenzive dhe jo fjalë, projekte konkrete dhe jo propagandë!

🚧 Po punojmë me projekte konkrete, këtë vit do hyj në përdorim qarkorja Trebosh – Neproshten!

👷 Sot bashkë me inxhinierët e NP Rrugët Shtetërore dhe Mbikëqyrësit inspektuam punimet në qarkoren Trebosh – Neproshten.

Kjo Qarkore me gjatësi prej 5.3 Km do të lehtësojë shumë komunikacionin rrugor, sidomos me ndikim të qartë në Qytetin e Tetovës dhe do të lidh direkt qasjen në Korridorin 8 të shumë vendbanimeve kyçe të Komunës së Zhelinës dhe Tearcës.

✅ Qarkorja me anë të punëve intensive të NP Rrugët Shtetërore do të lëshohet në përdorim gjatë muajit Tetor të këtij viti.” – ka shkruar Taipi. /tetova1/

Trending