Maqedoni

ISHP: Jemi shumë të shëndoshë, taksë e re dhe ndalim i reklamimit të Coca-Cola-s dhe lëngjeve me sheqer në Maqedoni

March 6, 2025, 10:03

Instituti i Shëndetit Publik thotë se në Maqedoni, ashtu si edhe në nivel global, shkallët e obezitetit janë nxitura nga ndryshimet në ekonomi, rritja e konsumit të ushqimeve të përpunuara, reklamimi agresiv i ushqimeve të pasura me sheqer, kripë, yndyra të ngopura dhe trans, ndryshimet në stilin e jetës së popullsisë drejt një shoqërie konsumatore dhe nivelet e ulëta të aktivitetit fizik. Nga ISHP bënë thirrje që të gjithë aktorët të përqendrohen në ndryshimin e sistemeve që po e krijojnë këtë krizë.

“Është e nevojshme të rishikohen rregulloret në sistemet ushqimore, politikat shëndetësore dhe kushtet shoqërore që ndikojnë në zakonet tona të përditshme. Obeziteti përfaqëson një sfidë globale që prek të gjitha shtresat e shoqërisë, pavarësisht nga gjinia, mosha, statusi social apo vendbanimi. Në Maqedoninë e Veriut, ashtu si në mbarë botën, po përballemi me shkallë gjithnjë e më të larta të obezitetit. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se 30.4% e fëmijëve të moshës 6-9 vjeç janë mbipeshë. Nga ta, 13.8% janë obezë, ndërsa 4.4% vuajnë nga obeziteti ekstrem. Megjithatë, përpjekjet e deritanishme, të cilat kryesisht ishin të fokusuara te individët, nuk janë më të mjaftueshme,” thonë nga ISHP.

Nga Instituti theksojnë se për të zgjidhur problemin e obezitetit nevojitet një qasje më e gjerë dhe më themelore.
“Është e nevojshme të punojmë për ndryshimin e sistemeve ushqimore përmes vendosjes së rregulloreve efektive për të ulur konsumin e ushqimeve dhe pijeve që nxisin obezitetin. Politikat fiskale, siç janë taksat mbi pijet e ëmbëlsuara dhe ndalimi i reklamimit të produkteve me përmbajtje të lartë sheqeri, kripe, yndyrash të ngopura dhe trans, duhet të bëhen të detyrueshme. Duhet të krijohen rregulla të qarta për etiketimin e ushqimeve, në mënyrë që konsumatorët të bëjnë zgjedhje të informuara për shëndetin e tyre,” thonë nga ISHP.

Në njoftim shtohet se sistemi shëndetësor në Maqedoni duhet të jetë i përgatitur për kujdesin ndaj personave obezë, me programe të integruara për parandalim dhe trajtim të përfshira në paketat shëndetësore.
“Kjo nënkupton qasje në shërbime parësore, dytësore dhe tretësore për njerëzit me obezitet, si dhe monitorim të rregullt të faktorëve të rrezikut dhe zbatimin e masave parandaluese. Obeziteti nuk është thjesht rezultat i zgjedhjeve të këqija apo mungesës së disiplinës. Ai është një sëmundje që rrit gjasat për zhvillimin e problemeve të tjera serioze shëndetësore, siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri. Prandaj, është e rëndësishme që obeziteti të njihet si një sëmundje dhe të integrohet në sistemet shëndetësore si një prioritet kryesor për parandalim dhe trajtim,” theksojnë nga ISHP.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare

Më shumë nga kategoria

IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_7758
Zëdhënësja e Qeverisë Venera Azizi: Përfshirja e grave në vendimmarje, garanci për shoqëri të barabartë
IMG_7753
“Tym, helm, nuk mund të marrim frymë”! Banorët e Likovës po ngulfaten nga djegia e deponisë
IMG_7735
Qytetarët në Shkup protestuan para EVN-së për faturat e larta paushalle: Mjaftë më na vodhët
IMG_7733
Epopeja e UÇK-së, Mexhiti në Prekaz pritet nga Baca Rifat: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
IMG_7713
Fetai nga Prekazi: Përulje para sakrificës sublime të Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit dhe familjes së tij
IMG_7710
Posta shtetërore për dy vite ka çuar llogarinë në minus 4 milionë euro