Maqedoni

Zv/kryeministri i parë Mexhiti për 8 Mars: Gratë nuk janë thjesht pjesëmarrëse, por vendimmarrëse

March 8, 2025, 11:03

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka dërguar mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, duke theksuar rëndësinë e barazisë gjinore dhe përfshirjes së grave në vendimmarrje.

Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti ka theksuar se 8 Marsi nuk është vetëm një datë simbolike, por një dëshmi e progresit të grave në luftën për të drejtat e tyre. “Kjo ditë na kujton se barazia nuk është një privilegj, por një e drejtë themelore, e cila duhet të mbrohet dhe të forcohet çdo ditë, jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete,” ka shkruar ai.

Mexhiti gjithashtu ka nënvizuar se në ekipin e tij politik dhe qeverisës gratë nuk janë thjesht pjesëmarrëse, por vendimmarrëse. Ai ka vënë në dukje se të gjitha deputetet e partisë së tij, Lëvizja Demokratike (LD), janë gra, ndërsa një nga dy zëvendësministrat e kësaj partie është grua. Po ashtu, ai ka përmendur se zëdhënësja dhe këshilltarja për arsimin në qeveri, si dhe shefja e kabinetit të tij në parti, janë gjithashtu gra.

“Ky nuk është një përjashtim, por një model që duhet të forcohet dhe të zgjerohet në çdo fushë të shoqërisë,” ka theksuar Mexhiti, duke bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm për një shoqëri ku gratë nuk duhet të kërkojnë të drejtat e tyre, por ato të jenë të garantuara.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare

Më shumë nga kategoria

IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_8098
BDI në panik: Blerim Bexheti i del kundër Ali Ahmetit për bojkotin e zgjedhjeve
BDI-VLEN1
VLEN: BDI në panik, Blerim Bexheti i del kundër Ali Ahmetit për bojkotin e zgjedhjeve
IMG_8166
Llojan, deponia e arsenit dhe mineraleve të rrezikshme "bombë" ekologjike
IMG_8164
Elon Musk propozon daljen e SHBA nga NATO? Miliarderi: S’ka kuptim të paguajmë për mbrojtjen e Europës
IMG_8162
300 vjet që bluan, mulliri i Xhaferrit në Zajaz ende funksional
IMG_1173
Sistemi i “Safe city” thuajse është gati, priten ndryshime ligjore