Në spitalin “Papanikolaou” janë hospitalizuar tre persona, ndërsa në Spitalin Ushtarak në Selanik, dy të tjerë janë të lënduar, të gjithë me djegie të rënda. Të pesë pacientët, siç e njoftoi Taravari, janë në gjendje të qëndrueshme.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, vizituan këtë mëngjes të lënduarit nga zjarri në Koçani, të cilët janë hospitalizuar në spitalin “Papanikolaou” dhe Spitalin Ushtarak në Selanik.
Në spitalin “Papanikolaou” janë hospitalizuar tre persona, ndërsa në Spitalin Ushtarak në Selanik, dy të tjerë janë të lënduar, të gjithë me djegie të rënda. Të pesë pacientët janë në gjendje të qëndrueshme, sipas njoftimit të Taravarit.
“Faleminderit kolegëve tanë në Selanik, popullit dhe qeverisë greke për përkushtimin dhe ndihmën e tyre! Do t’ju informoj për pacientët e tjerë!” shkroi Taravari në një postim në Facebook.
Korespondentja e MIA raporton se gjatë vizitës te të lënduarit, Taravari dhe Mucunski ishin të shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Greqisë, Kostas Julekas, përgjegjës për rajonit e Maqedonisë dhe Trakisë, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Tasos Chazivasilu.