Sport

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman

March 22, 2025, 11:03

Legjenda e peshave të rënda të boksit, George Foreman, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. I njohur ndryshe në ring si “Big George”, amerikani ndërtoi një nga karrierat më të shquara dhe të qëndrueshme në këtë sport.

Në një postim në “Instagram” familjarët e tij shpehën dhimbje e thellë për humbjen e boksierit.

“ Zemrat tona janë thyer. Ai ishte një predikues i devotshëm, një bashkëshort i përkushtuar, një baba i dashur, një gjysh e stërgjysh krenar. Ai jetoi një jetë të shënuar nga besimi i palëkundur, përulësia dhe qëllimi. Një humanitar, një olimpik dhe dy herë kampion i botës në peshat e rënda. Ai ishte thellësisht i respektuar, ishte një forcë për të mirën, një njeri me disiplinë, bindje dhe një mbrojtës i trashëgimisë së tij, duke luftuar pa u lodhur për të ruajtur emrin e tij të mirë, për familjen e tij”, shkruhet në postim.

Homazhet për legjendën e boksit nuk munguan as nga kampionët e botës me të cilët ai është ndeshur në ring. Ish-kampioni i botës Mike Tyson është shprehur se kontributi i Foreman në boks dhe më gjerë nuk do të harrohet kurrë.

George Foreman lindi në Marshall, Teksas, më 10 Janar 1949 dhe u rrit së bashku me 6 vëllezër e motra në jugun e Amerikës. Ai e la shkollën dhe iu drejtua grabitjeve në rrugë përpara se të gjente përfundimisht daljen e tij në ring.

Në vitin 1968 ai fitoi medaljen e artë olimpike, ndërkohë që ka pretenduar titullin botëror në peshat e rënda, me 20 vite diferencë, duke e bërë kështu George Foremanin kampionin më të vjetër në histori, kur ai ishte në moshën 45-vjeçare.

Foreman humbi titullin e tij të parë ndaj Muhammad Ali në dyluftimin e tyre të famshme “Rumble in the Jungle” në vitin 1974. Por në përgjithësi, ai “mburrej” me një total mahnitës prej 76 fitoresh./tvklan.al

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_0142
Mickoski: Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare
IMG_0140
Mickoski: S'kam informacione se Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe VLEN-in! Jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme parlamentare
IMG_0138
Doli nga spitali Jovan Kostadinov, i riu që shpëtoi 21 persona nga zjarri në Koçan
Arben Taravari
Taravari: Kam komunikim me të gjitha partitë politike, përveç Selës dhe Thaçit
Kasami
Komuna e Tetovës ndan 1.200.000 denarë për familjet e viktimave në tragjedinë e Koçanit
BOLNICA-SHTIP
Punonjësi i spitalit e ka prekur në trup një vajzë të mitur e cila ishte në praktikë në spital