Maqedoni

VLEN: BDI vuan nga sindroma e dashnores së braktisur

April 3, 2025, 12:04

Nga koalicioni VLEN i kanë reaguar BDI-së në lidhje me komunikatën e tyre për takimin e sotëm Mckoski-Filipçe.

Ata thonë se kjo klikë e BDI-së nuk mund ta kapërdijë dot faktin se Venko Filipçe po i braktis në mes të rrugës.

“Pasi çdo ditë u koordinonin si të përfitonin politikisht nga tragjedia e rëndë në Koçan, sot Bujar Osmani, si i ngarkuari për kontakt me LSDM-në, emocionalisht i dërrmuar që planet iu zbuluan, ka rifilluar të recitojë të njëjtën pllakë të vjetër e të dëgjuar me dhjetëra herë.

Në vend që të merren me shpifje dhe sulme ndaj koalicionit VLEN, ne edhe një herë i ftojmë publikisht të ndalin përhapjen e gënjeshtrave dhe manipulimeve, që s’kanë tjetër qëllim veçse të justifikojnë planet e tyre për bojkot të zgjedhjeve lokale – një përpjekje e mjerë për të krijuar krizë politike dhe për të shpëtuar vetveten.

Më në fund duhet ta kuptojnë se pikërisht për shkak të sundimit të tyre të zhytur në krim, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Nuk ka plane publike apo sekrete për të larguar shqiptarët nga askund.

Ekziston vetëm frika patologjike e BDI-së nga përgjegjësia para drejtësisë për ish-zyrtarët e tyre, të cilët për dekada u pasuruan mbi shpinën e popullit shqiptar, duke na mashtruar me tregime kombëtare, ndërkohë që fshehurazi i mbushnin xhepat me marrëveshje kriminale me Gruevskin dhe Mijallkovin. Këto politika anti-shqiptare të BDI-së do të paguajnë çmimin e tyre ashpër, sepse populli ynë nuk do të lejojë të mbahet peng, vetëm pasi politikanët e llastuar të kolltukëve nuk janë mësuar të qëndrojnë në opozitë”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
Qenan-Aliui
Qenan Aliu reagon pas debatit për deklaratën e Kasamit ndaj Taravarit
Kasami: VLEN është si një familje shqiptare – ka zëra, ka debat, por ecet bashkë!
IMG_1926
Garderoba luksoze e konfiskuar e Boki 13 më në fund është vlerësuar në 595.640 euro
IMG_1912
Sami Osmani njeriu vizionar dhe me program të qartë, Durrësi ka njeriun e duhur që duhet përkrahur
IMG_1909
Omer Neziri, arkitekti nga Saraji që bën plane luksoze për shtëpi
IMG_1881
Kasami i prerë për daljen e mundshme të Taravarit nga VLEN: Nëse del, është zero, sepse zero ka qenë kur ka ardhur