Bota

Kancelari Scholz: Nuk mund ta imagjinoj arrestimin e Netanyahut në Gjermani

April 3, 2025, 02:04

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur se ai nuk pret që kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu të përballet me arrestim në Gjermani, pavarësisht urdhër-arrestit ndërkombëtar për krime lufte në Gaza, transmeton Anadolu.

Gjatë një konference për media në Berlin, kancelari Scholz iu përgjigj pyetjes lidhur me vizitën e diskutueshme të Netanyahut në Hungari dhe nëse kryeministri izraelit mund të vizitojë Berlinin pa rrezikun për arrestim.

“Ne kemi folur për këtë disa herë dhe unë nuk mund ta imagjinoj që një arrestim do të ndodhte në Gjermani”, u tha Scholz gazetarëve pa dhënë më shumë detaje.

Vizita e Netanyhut në Hungari shënon herën e parë që ai shkel në tokë evropiane që nga nëntori i kaluar kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhër-arrest ndaj tij me akuza për krime lufte në Gaza.

Qeveria gjermane, si nënshkruese e Statutit të Romës që nga viti 1998 dhe e njëjta e ratifikuar në vitin 2000, është ligjërisht e detyruar të bashkëpunojë me gjykatën në Hagë, përfshirë ekzekutimin e urdhrave.

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, konservatori Friedrich Merz, pas zgjedhjeve të 23 shkurtit tha se dëshiron të presë Netanyhun në Berlin, pavarësisht urdhër-arrestit të gjykatës së Hagës.

Duke folur për gazetarët pas telefonatës së Netanyahut për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje, Merz tha se ata diskutuan për një takim të mundshëm pas formimit të qeverisë së re gjermane, që pritet në fund të muajit prill.

“Unë i premtova se do të gjejmë mënyra dhe mjete që ai të mund ta vizitojë Gjermaninë dhe të largohet përsëri pa u arrestuar. Mendoj se është një ide tërësisht absurde se një kryeministër izraelit nuk mund ta vizitojë Republikën Federale të Gjermanisë. Ai do të mund ta vizitojë Gjermaninë”, tha ai.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
Qenan-Aliui
Qenan Aliu reagon pas debatit për deklaratën e Kasamit ndaj Taravarit
Kasami: VLEN është si një familje shqiptare – ka zëra, ka debat, por ecet bashkë!
IMG_1926
Garderoba luksoze e konfiskuar e Boki 13 më në fund është vlerësuar në 595.640 euro
IMG_1912
Sami Osmani njeriu vizionar dhe me program të qartë, Durrësi ka njeriun e duhur që duhet përkrahur
IMG_1909
Omer Neziri, arkitekti nga Saraji që bën plane luksoze për shtëpi
IMG_1881
Kasami i prerë për daljen e mundshme të Taravarit nga VLEN: Nëse del, është zero, sepse zero ka qenë kur ka ardhur