Më 08.05.2025, në orën 09:15, në pikën kufitare Bllatë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bllatë – në kuadër të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Perëndim – arrestuan D.A. (30) nga Republika e Shqipërisë. Ai kishte udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut me një automjet “Volkswagen Sharan” me targa shqiptare, duke transportuar edhe katër shtetas të tjerë shqiptarë.
Gjatë kontrollit kufitar, në dokumentet personale dhe të automjetit, i njëjti kishte vendosur para në tentativë për të korruptuar zyrtarin policor. Paratë u zbuluan gjatë kontrollit nga ana e policisë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.










