Trendy

Tragjedi familjare në Kërçovë – 48-vjeçari i sulmon prindërit me sëpatë, babai humb jetën, nëna në gjendje të rëndë

Para 10 muaj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Sërbjani të Kërçovës, ku një burrë ka sulmuar prindërit e tij me sëpatë, duke i shkaktuar vdekjen babait të tij dhe duke e lënë në gjendje të rëndë nënën.

Sipas informacioneve nga MPB, sot (11.05.2025) rreth orës 07:10, zyrtarët policorë të SPB Kërçovë e kanë arrestuar E.A. (48) nga fshati Sërbjani për veprën penale “vrasje”. Rreth orës 07:00, ai është paraqitur vetë në Ndihmën e Shpejtë në Kërçovë dhe ka deklaruar se i ka sulmuar prindërit në shtëpinë familjare me sëpatë.

Me urgjencë, të dy prindërit janë transportuar në Qendrën Mjekësore të Kërçovës, ku, fatkeqësisht, babai U.A. (74) ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa nëna F.A. (67) ndodhet në gjendje kritike dhe pa kontakt.

I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.

Trending