Albrim Hoxha nga Struga që para disa ditësh shprehu qëndrimin e tij se është kundër vendimeve të Arben Taravarit për largim nga VLEN dhe dalje nga Qeveria, gjatë ditës së djeshme ka rikujtuar momente para 1 viti kur është vendosur për kandidaturën e Salim Sulejmanit për të qenë bartës i Listës së VLEN në njësin zgjedhore 5, informon portali “tetova1”.
Albrim Hoxha shkruan:
A të thashë kryetar se Salimi nuk shkon në BDI?
Kur propozuam Salimin për deputet, kryetari i partisë e kishte me merak se si prurje e re në parti, nuk e njihte dhe kërkonte garanca se “nuk na ik tek BDI-ja”. Ishte fillimi i muajit Mars, vitin e kaluar në një lokal në Gostivar.
– Kryetar të garantoj me çka kam se Salim Sulejmani nuk lëviz, nuk e shkel fjalën që na e ka dhënë. As nuk vjen në shprehje BDI-ja – ia thashë për ta qetësuar.
Kujt ia merrte mendja se pas një viti do të tentohej që krejt partinë ta çojmë tek BDI-ja!
Trending








