Trendy

Nga Kurti tek Rama, si ndryshoi qëndrim Arben Taravari!

Para 10 muaj

Vetëm pak javë më parë, Arben Taravari, dilte nëpër studiot televizive të Kosovës dhe fliste për “ndikimin e rrezikshëm” të Edi Ramës mbi politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Me gjuhë të prerë madje, deklaronte se e vërteta është se kryeministri shqiptar nuk i trajton të gjthë në Maqedoni njësoj por është më i afër me Ali Ahmetin.

Por, siç ndodh rëndom në politikën shqiptare, e vërteta është si moti në pranverë, ndryshon shpejt dhe, kur të zë pa xhaketë, të ftoh keq.
Kështu e ftohu keq edhe kreun e ASH-së, dhe ai për çudinë e të gjithëve, madje edhe të bashkëpunëtorëve më të afërt, papritmas kaloi nga “terapia” pro Albin Kurti, në “terapinë” e afërsisë me Edi Ramën.

Dhe me një takim me kryeministrin e Shqipëris, duket se deshi të shërojë veten nga dhimbjet që e kanë zënë. Ndoshta me një foto me të, deshi të na e shërojë edhe neve kujtesën. Sepse vetëm një kujtesë që harron shpejt, mund të shpjegojë se si një njeri që dje e shihte Ramën si problem, sot pozon me të në fotografi, si trofe për CV-në e tij politike. /tetova1/

Trending