Trendy

Njomza Imeri Ismaili nga VLEN emërohet drejtoresh në Qendrën për Kulturë – Tetovë

Para 10 muaj

Vazhdojn emërimet në funksione kyçe në institucione publike nga ana e VLEN.
Së fundmi, Njomza Imeri Ismaili është emëruar drejtoresh e Qendrës për Kulturë në Tetovë.

Imeri ka qenë edhe drejtoresh e Bibliotekës së Tetovës dhe emërimi i saj vjen si pjesë e reformave që VLEN ka premtuar për të sjellë energji të reja dhe profesionalizëm në drejtimin e institucioneve kulturore.
Njomza Imeri Ismaili njihet për angazhimin e saj në fushën e kulturës dhe pritet të sjellë një frymë të re në zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve kulturore.

Trending