Trendy

VMRO sot në konferenc për shtyp do të zbuloj të vërtetën e tragjedisë në Spitalin Modular

Para 10 muaj

VMRO-DPMNE sonte përmes një komunikate njofton për një seri konferencash për shtyp, në të cilat, siç thonë ata, do të prezantohet e vërteta për spitalin modular të djegur ku humbën jetën 14 persona.

Ata paralajmërojnë një konferencë për shtyp pikërisht nesër në orën 12:00.

“E vërteta për spitalin modular, provizionet që kushtojnë jetë – nesër konferencë për shtyp në orën 12:00. ‘Provizione që kushtojnë jetë’ – afera që do të zbulojë përgjegjësinë e vërtetë për tragjedinë në Tetovë. 14 jetë u shuan. Duhet të ketë përgjegjësi nga fajtorët e vërtetë. Kush lejoi ndërtimin e spitaleve me materiale jo-rezistente ndaj zjarrit? Kush i nënshkroi? Kush heshti? Kush përfitoi? Na ndiqni – nesër në orën 12:00, në konferencën për shtyp nga selia e VMRO-DPMNE-së fillon një seri konferencash që do ta zbulojnë të gjithë të vërtetën”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Trending