Një tjetër rast i dhunës mes të miturve është regjistruar në oborrin e një shkolle të mesme në Tetovë. Sipas kallëzimit të bërë në ora 13:05 nga G.Sh., djali i tij është sulmuar fizikisht nga katër nxënës të një shkolle tjetër të mesme.
Ngjarja ndodhi gjatë pushimit mes orëve të mësimit, dhe si pasojë e sulmit, i mituri është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët e sulmit. Ky është rasti i dytë i dhunës në shkolla për vetëm një ditë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e nxënësve në ambientet arsimore.





