Universiteti i Tetovës ka shpallur zyrtarisht Konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2025/2026. Në kuadër të këtij konkursi, ofrohen dhjetëra programe studimore në të gjitha fakultetet e universitetit, me gjithsej 3431 vende të lira të ndara në kuotat shtetërore, bashkëfinancimin dhe studimet me korrespondencë.
Maturantët dhe kandidatët e tjerë që plotësojnë kriteret mund të aplikojnë dhe të regjistrohen në programin studimor të dëshiruar në tre afate të ndryshme. Afati i parë për regjistrim do të zhvillohet nga data 25 deri më 29 gusht 2025.
Kandidatët duhet të plotësojnë formularin online në platformën zyrtare të universitetit, në adresën application.unite.edu.mk, dhe më pas të dorëzojnë dokumentacionin përkatës në administratën e fakulteteve gjatë periudhës së aplikimit.
Për disa programe të veçanta si Fakulteti i Mjekësisë, Arteve, Kulturës Fizike, Arkitekturës dhe Pedagogjisë do të organizohen provime pranues për vlerësimin e njohurive dhe aftësive të kandidatëve.
Universiteti i Tetovës garanton një proces transparent dhe të drejtë përzgjedhjeje, duke formuar komisione të veçanta për çdo fakultet dhe program studimor, sipas rregulloreve dhe standardeve të përcaktuara.
Për më shumë informacion mbi programet, dokumentacionin dhe afatet, kandidatët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Universitetit të Tetovës në www.unite.edu.mk.










