Trendy

Përndjekje dhe mesazhe të pahijshme: 50-vjeçari ndalohet nga policia në Tetovë

Para 9 muaj

Një rast përndjekjeje ka alarmuar qytetarët e Tetovës. Më 2 korrik, në orën 21:00, në rrugën “Goce Delçev”, policia ndaloi N.N. (50) nga Tetova, pasi ishte raportuar nga D.P. (45), po ashtu nga Tetova. Sipas kallëzimit, N.N. e kishte përndjekur me veturën e tij “Chevrolet” ndërkohë që D.P. dhe një koleg i tij po ktheheshin nga puna në drejtim të qytetit nga Jazhinca.

Për më tepër, N.N. i kishte dërguar viktimës edhe një mesazh me përmbajtje të pahijshme dhe ishte përpjekur ta sulmonte fizikisht. Rasti është në duart e organeve kompetente për procedim të mëtejshëm ligjor.

Trending