Trendy

Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Zhelinë: Një i lënduar rëndë dhe dy të tjerë me lëndime trupore

Para 9 muaj

Një aksident i rëndë trafiku është raportuar më 2 korrik, rreth orës 18:20, në rrugën rajonale mes fshatrave Zhelinë dhe Shemshovë. Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa të Tetovës: një “Ford” i drejtuar nga D.N. (45) nga fshati Preljubishtë dhe një “Golf” i drejtuar nga E.A. (35) nga Zhelina.

Si pasojë e përplasjes, D.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar menjëherë në spital, ndërsa drejtuesi i “Golf”-it E.A. dhe pasagjeri i tij E.S. kanë pësuar lëndime më të lehta, të konfirmuara nga mjekët e Spitalit Klinik të Tetovës. Gjatë kontrollit të ngjarjes, është konstatuar se E.A. po ngiste automjetin në gjendje të dehur dhe për këtë arsye është ndaluar në bazë të nenit 300 të Kodit Penal të RMV-së – “Rrezikim i sigurisë në komunikacion”.

Trending