Trendy

Tmerr në lëvizje: Sulm me sëpatë në trenin Mynih–Vjenë, katër të plagosur

Para 10 muaj

Katër persona mbetën të plagosur gjatë një sulmi të dhunshëm me sëpatë që ndodhi në një tren që udhëtonte nga Mynihu drejt Vjenës.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane BILD, një burrë papritmas sulmoi pasagjerët me një sëpatë, duke shkaktuar panik në bord. Reagimi i shpejtë i udhëtarëve bëri që të aktivizohej frena e emergjencës, duke e detyruar trenin të ndalet.

Autori i sulmit mbeti gjithashtu i plagosur rëndë, pasi një nga pasagjerët arriti t’i rrëmbente sëpatën dhe e sulmoi për ta neutralizuar. Ai u transportua me helikopter drejt spitalit dhe ndodhet nën mbikëqyrje të rreptë.

Motivi i sulmit nuk është bërë ende i ditur, ndërsa autoritetet gjermane dhe austriake kanë nisur hetimet për ngjarjen. Pasagjerët e tjerë janë evakuuar dhe u është ofruar ndihmë psikologjike.

Trending