Pas një periudhe të pasigurisë dhe shqetësimeve për të ardhmen e shkollës shqipe në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, më në fund është arritur një zgjidhje konkrete: nga shtatori, mësimi në gjuhën shqipe do të vazhdojë normalisht.
Kjo zgjidhje vjen si rezultat i një angazhimi serioz të VLEN-it dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet shtetërore përkatëse. Zëri dhe përkushtimi i banorëve u takua me gatishmërinë e shtetit për të ndërhyrë me zgjidhje të qëndrueshme.
🔹 Institucionet që dhanë kontribut kyç për këtë zgjidhje ishin:
– Komuna e Krushevës, që tregoi një bashkëpunim korrekt,
– Avokati i Shtetit, që ndërmori hapat ligjorë për mbrojtjen e të drejtave arsimore,
– Ministria e Arsimit dhe ajo e Transportit, të cilat garantuan funksionimin logjistik dhe institucional të procesit mësimor.
👉 “Kjo është një dëshmi se kur ekziston vullnet politik dhe koordinim institucional, zgjidhjet janë të mundshme,” thuhet në reagimin e përfaqësuesve të VLEN-it.
Ky rast tregon edhe një herë rëndësinë e veprimit të shpejtë dhe të organizuar për mbrojtjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në çdo cep të Maqedonisë së Veriut.
🎉 Urime banorëve të Nerovës dhe gjithë shqiptarëve që besojnë në arsim cilësor dhe në gjuhën amtare!










