Trendy

Aksident pranë kufirit Serbi-Hungari: Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë në veturën KIA me targa të Maqedonisë

Para 8 muaj

Siç bëjnë të ditur mediat serbe, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Horgoshit, afër kufirit serbo-hungarez.

“Blic.rs” informon se një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë në një aksident që ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit në autostradë, në drejtim të Horgoshit.

Aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i një automjeti “Kia” me targa të Maqedonisë ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur.
Në vendin e ngjarjes ka humbur jetën pasagjeri, kurse drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Suboticë.

Trending