Në Kuvendin Themelues të Lëvizjes “Arbëria” e cila po merr përmasa të mëdha që nga krijimi para dy dite, sot është plasuar edhe një video në rrjetet sociale me një fjalim emocional nga Bekim Fazliu ku nuk hezitoi pa përmendur figurën e Adem Jasharit, Arbër Xhaferit dhe Mira Muratit.
“Sot, në këtë sallë, secili prej nesh bart një rrëfim, një histori të përkushtimit për çështjen shqiptare: nga bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, te mendimi dhe urtësia e thellë e Arbën Xhaferit, nga betejat politike, aktivizmi qytetar, puna profesionale, puna e ndershme, qëndresa, rezistenca kulturore, e deri te rinia jonë e artë që realizon ëndrra në çdo cep të botës, si Mira Murati.
Ne të gjithë, sot, po rinisim historinë. Nuk presim që dikush tjetër të na e shkruajë. Po e shkruajmë vetë. Bashkë. Me dinjitet. Për një ideal të pastër. Në një realitet ku përfaqësimi është deformuar, ku besimi është thyer dhe ku shpresa po venitet, “ARBËRIA” ngrihet si dëshmi se ndryshe është e mundur. Se shqiptarët nuk janë të dënuar të përfaqësohen në pafundësi nga e njëjta mendësi e mbrapshtë.
Njëzet vitet që na i vodhën janë shumë. Organizimi i pastër është i mundshëm. Guximi për të filluar nga e para është akt shprese dhe vetëdijeje e lartë kombëtare e morale.
“ARBËRIA” është thirrje për çdo shqiptar. Është shpresë për çdo shqiptar. Është vendtakimi i brezave që nuk dorëzohen dhe i një ideali që nuk del kurrë prej mode.” – tha mes tjerash Fazliu në Kuvendin Themelues të Lëvizjes “Arbëria”.










