Trendy

Arrestohet 20-vjeçar nga Tetova për shantazh me foto eksplicite ndaj një të miture

Para 9 muaj

Tetovë, 7 korrik 2025 – Policia e SPB Tetovë ka arrestuar sot në orën 14:00 një të ri 20-vjeçar, me iniciale R.R., banor i Tetovës, i dyshuar për shantazh ndaj një të miture nga një fshat i zonës së Tetovës. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 12:00 në SPB Tetovë ka paraqitur denoncim një grua 45-vjeçare, së bashku me vajzën e saj të mitur, e cila më herët kishte qenë në një lidhje dashurie trevjeçare me të dyshuarin.

Sipas kallëzimit, gjatë vitit 2025, i dyshuari i kishte kërkuar vazhdimisht para të miturës, duke e kërcënuar se në të kundërtën do të publikonte foto me përmbajtje eksplicite në rrjetet sociale. Familja e vajzës kishte dorëzuar në dy raste gjithsej 800 euro, por shantazhi kishte vazhduar. Policia e arrestoi të dyshuarin dhe ai ndodhet në ndalim, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën “shantazh” sipas nenit 259 paragrafi 1 i Kodit Penal të RMV-së.

Trending