Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se deri në orën 19:00 janë regjistruar gjithsej 23 zjarre në hapësirë të hapur nëpër Maqedoninë e Veriut. Nga këto, 11 janë aktive, 2 të lokalizuara, 9 të shuar dhe 1 nën kontroll.
Zjarret aktive po vazhdojnë në disa lokacione kryesore, përfshirë Prilepin (fshati Beshishte), Makedonski Brod (mes fshatrave Creshnevo, Lokvica dhe Slatina), Debërcën pranë Strugës, si dhe zona të tjera si Çashka, Çuçer Sandevë, Butel, Dojran, Kavadarc, dhe autostrada Gostivar-Tetovë.
Ndërkohë, zjarret e lokalizuara janë raportuar në Dellçevë (deponia e qytetit) dhe në Zhelinë (fshati Lërcë), ndërsa nën kontroll ndodhet zjarri në Shtip, fshati Vrsakovo.
Zjarret e shuar gjatë ditës përfshijnë zona të ndryshme, si Çuçer Sandevë, Shuto Orizarë, Gazi Babë, Butel, Probishtip, Veles, Rosoman dhe Likovë.
Autoritetet apelojnë për kujdes dhe monitorim të vazhdueshëm, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe menaxhimit të krizave janë në terren për të parandaluar përhapjen e zjarreve dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe pasurive.





