Trendy

Fetai godet Taravarin: “Aktivisti i ASH-së nuk është monedhë për pazare personale”

Para 9 muaj

Zyrtari i VLEN-it dhe zv-kryeministri në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai ka reaguar ashpër në Facebook ndaj lëvizjeve të fundit politike të Arben Taravarit, duke e akuzuar këtë të fundit për “tradhti” ndaj aktivistëve të Aleancës për Shqiptarët dhe për përpjekje për t’u shkrirë në BDI me lista të përbashkëta.
Fetai shkruan:
“Për muaj të tërë, e torturuan publikun me kërkesën për lista të veçanta këshilltarësh komunalë. Tani po deklarojnë se do të shkrihen në BDI me lista të përbashkëta.”
Sipas tij, “plani i Artanit ka dështuar”, pasi shumica e aktivistëve të ASH-së, sipas tij, nuk pranojnë nënshtrim dhe nuk e falin tradhtinë.
Fetai i bën thirrje drejtpërdrejt strukturave të partisë:
“Ftoj ata pak aktivistë të ndershëm që u manipuluan, të kundërshtojnë tradhtinë dhe të kthehen aty ku e kanë vendin, aty ku qëndruan gjithmonë, krenarë dhe të respektuar.”
Ai e përfundon reagimin me mesazhin e qartë se “aktivisti i ASH-së nuk është monedhë për pazare personale”, duke aluduar për marrëveshje të mundshme individuale të Taravarit me Frontin Europian apo BDI-në.
Ky reagim vjen pas deklaratave të fundit të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, i cili la të kuptohet se është i hapur për lista të përbashkëta në zgjedhjet lokale, në kontrast të plotë me qëndrimin e tij të mëparshëm gjatë kohës që ishte pjesë e koalicionit VLEN.

Trending