Një rast i pazakontë i dhunës në raportet jashtëmartesore ka tronditur opinionin në Shkup. Më 8 korrik 2025, rreth orës 17:00, një 43-vjeçar nga Shkupi ka paraqitur kallëzim në SPB Shkup, duke denoncuar ish-partneren e tij jashtëmartesore, Z.S. (47), për sulme të përsëritura fizike dhe kërcënime serioze.
Sipas kallëzuesit, dhuna ka ndodhur në vazhdimësi që nga tetori i vitit 2024 deri më datën e denoncimit. Ai pretendon se ka qenë viktimë e sulmeve të shumta nga ana e Z.S., të cilat janë shoqëruar edhe me kërcënime, duke e vendosur atë në gjendje të vazhdueshme pasigurie.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se janë ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe se hetimet janë në vijim. Rasti ka hapur debat mbi raportet e tensionuara intime që kalojnë në territorin e dhunës dhe ndëshkueshmërisë ligjore.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse do të merren masa konkrete ndaj të dyshuarës, dhe çfarë pasojash ligjore do të ketë ky raport i tensionuar që, sipas kallëzimit, ka zgjatur për më shumë se nëntë muaj.










