Trendy

Ali Ahmeti thirrje VLEN-it: Braktisni institucionet që poshtërojnë shqiptarët

Para 9 muaj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj pjesëmarrjes së koalicionit VLEN në Qeverinë aktuale, duke e cilësuar këtë përfshirje si të dëmshme për interesat kombëtare të shqiptarëve. Në një deklaratë të publikuar nga Top24, Ahmeti ka drejtuar një thirrje të drejtpërdrejtë për largimin e VLEN-it nga institucionet shtetërore.

“Për fat të keq, në historinë e shqiptarëve ka pasur njerëz që nuk e kanë mbrojtur interesat kombëtare, por kanë parë interesat e tyre personale. Ne disa herë u jemi drejtuar të LEN-it, se më nuk është VLEN, që të braktisin këto institucione të cilat program të tyre kanë pasur poshtërimin e shqiptarëve, tjetërsimin e shqiptarëve, rrënimin e gozhdimit të arkivolit përfundimtar të Marrëveshjes së Ohrit,” tha Ahmeti.

Kreu i BDI-së theksoi se strukturat aktuale qeveritare, sipas tij, nuk përfaqësojnë vullnetin e shqiptarëve dhe janë në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Deklarata e Ahmetit vjen në një klimë të tensionuar politike, ku raportet mes opozitës shqiptare dhe koalicionit qeveritar mbeten të acaruara.

VLEN ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar ndaj thirrjes së Ahmetit.

Trending