Një rast i rëndë i zjarrvënies së qëllimshme është parandaluar në kohë falë reagimit të shpejtë të policisë. Më 10 korrik 2025, rreth orës 15:30, zyrtarët e Njësisë së Policisë Ndërhyrëse pranë SPB Shkup, gjatë patrullimit në rrugën midis fshatrave Kadino dhe Miladinovci, kanë vërejtur një tym të zi që ngrihej nga një zonë me bar të thatë dhe mbeturina, në një deponi të egër.
Me të mbërritur në vendngjarje, policia kapi në flagrancë dy persona teksa kishin ndezur kabllo dhe mbeturina, duke rrezikuar përhapjen e një zjarri të madh.
Faleminderit ndërhyrjes së menjëhershme, zjarri u shua në kohë dhe u shmang një katastrofë mjedisore në zonë.
Të dyshuarit janë identifikuar si I.B. (39) nga Kumanova dhe A.B. (31). Ata janë privuar nga liria dhe janë shoqëruar në Stacionin Policor të Gazi Babës.
Lidhur me rastin, do të njoftohet Prokurori Publik, i cili pritet të ngrejë kallëzim penal për zjarrvënie.
🚨 Ky rast vjen në një periudhë kur vendi po përballet me valë të shpeshta zjarresh në natyrë, shumë prej të cilave janë të qëllimshme, duke ngritur alarmin për sigurinë mjedisore dhe përgjegjësinë qytetare.









