Trendy

Arrestime për posedim të marihuanës në Tetovë dhe Gostivar

Para 9 muaj

Mbrëmjen e 10 korrikut 2025, në dy operacione të ndara, policia ka arrestuar disa persona për posedim të lëndëve narkotike. Rreth orës 20:50, në rrugën “Iliria” në Tetovë, u ndaluan S.M. (18) nga Tetova, A.R. (19) nga fshati Rakovec dhe një i mitur nga fshati Sellarc e Epërme, tek të cilët u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Po atë natë, në ora 22:00, në rrugën “Pance Poposki” në Gostivar, u arrestua J.Z. (26) nga fshati Banjicë e Poshtme, me pesë pako marihuanë. Të gjithë të dyshuarit po mbahen në stacionet policore për procedurat e mëtejshme ligjore.

Trending