Forma dhe rezultatet e jashtëzakonshme të Lamine Yamal te Barcelona, do të nisin të shpërblehen, sigurisht edhe më shumë.
Ai që përgjithësisht vlerësohet si talenti më i madh i futbollit në botë aktualisht, tashmë llogaritet si lojtari më i paguar te Barcelona pas rinovimit të kontratës së tij të re.
Adoleshenti ‘i artë’ i katalanasve, që ka mahnitur botën me paraqitjet e tij, do të shpërblehet me një kontratë të re super të majme, duke kaluar edhe yjet më të mëdhenj të ekipit për sa i përket pagës.
Yamal, i cili dje mbushi 18 vjeç, po konsiderohet si e ardhmja e klubit dhe kjo lëvizje tregon besimin e plotë që Barcelona ka tek ai.
Me këtë kontratë, klubi jo vetëm e ‘blindon’ talentin, por edhe e pozicionon e tij si figurë qendrore në projektin e së ardhmes.





