Trendy

Financimi i partive: Vetëm 4 jashtë loje. Enti i Revizionit zbulon boshllëqet e sistemit zgjedhor!

Para 8 muaj

Enti Shtetëror i Revizionit konstaton se partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë treguar një transparencë më të kënaqshme financiare gjatë zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, me vetëm katër parti që nuk dorëzuan raporte financiare dhe u bllokuan nga Ministria e Drejtësisë.

Megjithatë, sipas drejtorit Maksim Acevski, mangësitë sistemore në financimin e partive dhe të fushatave mbeten alarmante, sidomos për faktin që ligji lejon donacione pas shpalljes së rezultateve, çka favorizon fituesit.

Këto çështje u diskutuan në takimin mes Entit të Revizionit, KSHZ-së, partive politike, OSBE-së dhe ambasadorëve, ku u theksua nevoja për reforma urgjente të Kodit Zgjedhor dhe përmirësim të rregullave të financimit.

OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias vazhdojnë të kërkojnë transparencë të plotë dhe një Kod të ri zgjedhor, por partitë ende nuk kanë marrë hapa konkretë.

Trending