Banorët e fshatrave Leshkë dhe Neproshten në Komunën e Tearcës do të kenë tashmë qasje më të lehtë dhe lëvizje më të sigurt, falë rindërtimit të rrugëve lokale në këto vendbanime.
Ky projekt, i realizuar me mbështetje të Qeverisë dhe me vlerë prej 7 milionë denarësh, përfaqëson një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës rurale, duke krijuar kushte më të mira për banorët dhe duke lehtësuar ndërlidhjen mes fshatrave.
“VLEN nuk premton, por vepron – me punë konkrete në çdo cep të vendit”, theksohet në njoftim, duke vënë në pah përkushtimin ndaj zhvillimit të barabartë dhe investimeve të prekshme për komunitetet lokale.
Projekti është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e jetës së përditshme në zonat rurale.










