Trendy

Një shqiptar në krye të biznesit italian: Dr. Muharrem Salihu President i Confimprese Venezia

Para 8 muaj

Sipërmarrësi me prejardhje shqiptare, Dr. Muharrem Salihu, është zgjedhur President i Confimprese Venezia, një prej organizatave më të njohura në Itali që përfaqëson ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Me diplomë në Ekonomi dhe Financa nga Universiteti i Zugut në Zvicër, Dr. Salihu është themelues i MELA Holding Group, grupacion që përfshin gjashtë kompani aktive në fushën e prodhimit, shërbimeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

I njohur për vizionin e tij për rritje të qëndrueshme, inovacion dhe krijim të vendeve të reja të punës, Dr. Salihu ka kontribuar në forcimin e ekonomisë italiane, duke qenë një urë lidhëse mes sipërmarrësisë italiane dhe tregjeve të Ballkanit.

Me qendër në Venecia, ai konsiderohet si një nga promotorët kryesorë të diplomacisë ekonomike euro-ballkanike dhe bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e biznesit.

Trending