Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ndahet nga jeta veterani i gazetarisë shqiptare, Nijazi Muhamedi

Ndahet nga jeta veterani i gazetarisë shqiptare, Nijazi Muhamedi

Është ndarë nga jeta sot, më 2 korrik, veterani i gazetarisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Nijazi Muhamedi, një prej emrave më të njohur që la gjurmë të pashlyeshme në median dhe publicistikën shqiptare.

Muhamedi i kushtoi dekada të tëra gazetarisë, duke punuar në media të ndryshme në gjuhën shqipe, ndërsa për shumë vite ishte pjesë e Radio Televizionit të Maqedonisë, ku ushtroi detyra të rëndësishme si gazetar, redaktor dhe drejtues. Ai ishte ndër zërat që kontribuoi në zhvillimin e gazetarisë profesionale në gjuhën shqipe dhe në mbrojtjen e interesit publik.

Përveç veprimtarisë si gazetar, Nijazi Muhamedi njihej edhe si publicist dhe autor i disa veprave, në të cilat trajtoi çështje politike, historike dhe shoqërore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka ngjallur pikëllim te kolegët, miqtë dhe opinioni publik, të cilët e kujtojnë si një gazetar me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj fjalës së lirë.

Më shumë për këtë

Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në SerbiMaqedoni · 2 ditë më parëNdahet nga jeta në moshën 25-vjeçare artistja Rinesa Qeriqi, e njohur si “Rinessance”Lajme · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme